Përbërësit:

3 vezë

250 gramë miell

Gjysmë litri qumësht

100 gramë gjalpë

Përgatitja:

Në një enë hedhim miellin dhe qumështin dhe i përziejmë mirë. Pasi të kemi rrahur vezët në një tjetër enë, ia shtojmë ato miellit.

Shkrijmë gjalpin dhe lemë të ftohet, në të njëjtën kohë masën e miellit e lemë mënjanë për disa minuta. Kur gjalpi të jetë ftohur ia shtojmë lart.

Në një tigan shkrijmë pak gjalpë dhe me anë të një luge hedhim palaçinkat. Kujdesuni që zjarri të mos jetë shumë i lartë dhe ato të skuqen nga të dyja anët mirë.

/tvklan.al