Përplasjet dhunshme në Izrael po vijojnë dhe numri i personave të plagosur po rritet çdo ditë. Duket se situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi prej 4 ditësh dhuna mbizotëron në Jerusalem.

Sot është publikuar në video që tregon një moment shumë interesant të përplasjeve në këtë qytetar.

Një shofer hebre përpiqet që të kalojë në rrugë dhe të ndjek vargun e makinave para tij, por sulmohet nga disa palestinezë. Ata tentojnë ta nxjerrin nga makina duke i hapur dyert, por e qëllojnë dhe me gurë.

 Shoferi hebre ka vendosur t’u përgjigjet dhe tenton t’i shtypë me makinë, duke plagosur dy prej tyre.

Përplasja mes tyre ka vijuar disa momente dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Në fund shoferi ka përfunduar në pranga./tvklan.al