Tre izraelitë janë qëlluar për vdekje nga një palestinez në hyrje të një vendbanimi hebre në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”, e cila citon burime zyrtare të policisë izraelite. Sipas raportimeve, edhe 37-vjeçari palestinez nga një fshat aty pranë u qëllua për vdekje nga forcat e rendit.

Policia tha se palestinezi pritej të hynte në zonën e vendbanimeve me punëtorë të tjerë palestinezë kur nxori armën dhe qëlloi drejt policinë e forcat e sigurisë. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, megjithëse grupi militant i Hamasit dhe Xhihadi Islamik thanë se e mirëpresin atë.

Autori i krimit kishte leje izraelite për të punuar në vendbanime dhe raportohet se qëlloi rojet e sigurisë nga një distancë e afërt. Edhe një tjetër person u plagos rëndë në incident.

“BBC” raporton se identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura. Të paktën 50 izraelitë dhe 5 shtetas të huaj janë vrarë me armë zjarri dhe të ftohta ose janë shtypur me makinë në sulmet që prej tetorit 2015. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë po ashtu rreth 300 palestineze,  shumica sulmues sipas Izraelit./tvklan.al