Banorët dyshojnë për ndërhyrje në strukturë


Ndodhet vetëm 300m larg qendrës së Tiranës, por ky bllok pallatesh pret ende grupet e inspektimit.

“Pothuajse të gjitha banesat në këtë pallat 5 katësh afër Maternitetit të Vjetër janë dëmtuar nga tërmeti, që nga bodrumi e deri tek katet më të larta”.

Plasaritje e mureve dhe të çara janë dëmet më të shpeshta.

Askush nga 50 familjet nuk ka lëvizur që aty, por kërkojnë zërin e specialistëve për t’u siguruar për qëndrueshmërinë e godinës.

Të shqetësuar banorët pohojnë se ky bllok pallatesh I ndërtuar në 1958 ka ndërhyrje në strukturë.

Kanë qënë të shumta edhe kërkesat  e banorëve që kanë kërkuar inspektim të godinave ku ka ndryshime të strukturave nga projekti i tyre fillestar. Bashkia e Tiranës sqaron për Tv Klan se kjo faze verifikimi do të ndodhë pas përfundimit të inspektimeve në të gjitha godinat e dëmtuara nga tërmeti.

Tv Klan