Pallati dykatësh në Tiranë i shpëtoi tërmetit, por jo vendimit për shembje


Pallati dykatësh në Tiranë i shpëtoi tërmetit, por jo vendimit për shembje

21:20 11/06/2020

Tërmeti i 26 nëntorit preku zonat e Durrësit, Laçit dhe Tiranës. Ndodhemi në kryeqytet, në njësinë numër 3. Banorët e një pallati  dykatësh, po përballen me kalvarin e vlerësimit të pallatit të tyre.

Edhe pse banorët thonë se nuk pësuan asnjë dëm, në 8 Janar pallatit i vihet shiriti, që e shpallte të pabanueshëm.

Në njësinë administrative u dhanë një formular dhe bonus qiraje, duke u thënë se pallati është i pabanueshëm e do të shembet.

Grupi i xhirimit i “Stop” bën një vëzhgim në shtëpitë e banorëve, por askund nuk duken shenja dëmtimi.

Në këto kushte banorët iu drejtuan ekspertes private Irma Sula, e cila e vlerësoi pallatin të banueshëm dhe me dëmtime të vogla, që kanë nevojë për suvatim dhe lyerje.

Ekspertja Irma Sula: Akti i ekspertimit fizikisht tregon, se cilat janë dëmet, që janë bërë në banesë, që nuk duken të jenë ato, që ka nxjerrë akti i konstatimit.

Banori: Është e banueshme, apo e pabanueshme?

Ekspertja Irma Sula: Ore tani, tani a po banon ti?

Banori: Po normal që po banoj.

Ekspertja Irma Sula: Po pra! A je duke banuar? Ato çarjet, që ai i nxjerr tek akti i konstatimit, nuk janë në banesë, dhe për ato çarjet nuk flitet!

Banori: D.m.th., është e banueshme Irma.

Ekspertja Irma Sula: Ore tani…(qesh) ti a fle në shtëpinë tënde, o Armand? 

Banori: Po jo se dua ta di përfundimtare nga ti si eksperte.

Ekspertja Irma Sula: Epo unë e kam thënë pra, verifikohet në momentin e inspektimit, që apartamentet, objekti atje, akti i ekspertimit, janë të banueshme. Është e banueshme! 

Banori thotë se me pra me këto veprime të kundërta, këtu është një gjë që nuk shkon.

Banori: Unë besoj se është një gjë private, duke e dit d.m.th., kaq shumë kujdes vetëm për pallatin tonë?

Gazetarja: Ça interesi mund të kenë për pallatin tuaj?

Banori: Sepse vetë titullari i Institutit të ndërtimit ka të afërmin e vet. Ai na ka thënë shumë privatisht që ju lutem ndahuni privatisht, d.m.th., pa dokumente, pa asgjë zyrtare, që ndahuni me kurora, ndani fëmijët, sepse do të përfitoni nga bashkia e do të bëheni me shtëpi të re.

Gazetarja: Kush qenka ky? Kryetari i Bashkisë së Tiranës, merret me projektet, merret me ndërtimet, me banorët për frymë?

Banori: Vijnë edhe na thonë që është një ndërtues atje afër nga ju, por ne do ta ndihmojmë për të marrë disa…

Gazetarja: Shihe, edhe investitor mbi të gjitha.

Banori: Investitor, në të mirën tonë. Përpos kësaj, këtu ka ardhur edhe një kompani private, që quhet “Altea”, që tha na ka çuar Instituti i Ndërtimit.

Gazetarja: Çfarë kërkoni?

Banori: Ne kërkojmë që Instituti i Ndërtimit të vijë ta bëjë akt ekspertizën siç duhet. Nëse është vërtetë kaq problematik si pallat, të  hedhë poshtë studion ligjore të privatit. Ne këtë duam, duam vetëm drejtësi. /tvklan.al




Të ngjashme