Turistët do të kenë mundësi të bëjnë piknik në oborrin e pallatit mbretëror

Vizitorët në Pallatin Buckingham do të kenë mundësinë e veçantë për të bërë piknik në kopshtin e tij për herë të parë këtë verë. Një përvojë e cila ndodh vetëm një herë në jetë. Vendimi është  njoftuar nga “The Royal Collection Trust”, e cila menaxhon hapjet publike të rezidencave zyrtare të Mbretëreshës.

Shtëpia e Mbretëreshës në Londër do të rihapet në verë pasi ka qenë e mbyllur për vizitorët për pjesën më të madhe të vitit të kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Hapja tradicionale e dhomave të pallatit dhe ekspozitës u anullua për të dytin vit radhazi.

Sipas njoftimit Vizitorët do të jenë të lirë të eksplorojnë një rrugë të re përmes kopshtit që përfshin të gjitha lulet e emërtuara nga Mbretëresha Victoria dhe Princi Albert dhe pamjet e ishullit dhe koshereve të tij. Peisazhi aktual i kopshtit historik prej 39 hektarësh daton që nga vitet 1820 kur George IV e ktheu Buckingham House në një pallat. Pavarësisht vendndodhjes së tij urbane, kopshti disponon një florë dhe faunë të jashtëzakonshme, duke përfshirë bimë të rralla vendase.

Vizitorët do të lejohen të bëjnë piknikun e tyre, por alkooli, lojërat me top dhe gatimi i ushqimeve të zgarës nuk do të lejohen. Numri i turistëvë që kanë bërë blerjen e biletës që pas njoftimit duket se ka qenë shumë i lartë.

Klan News