“Duhet korrigjuar gabimi historik që u bë në Mars”

Washington kërkon një vendim pozitiv nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur nga forumi ekonomik i Delfit në Athinë, zv. ndihmës sekretari i shtetit për Europën dhe Euroazinë Matthew Palmer i bëri thirrje BE-së të korrigjojë atë që e quajti gabim historik të tetorit të kaluar, kur u shty vendimin për Tiranën dhe Shkupin.

 “Lajm i mirë është që ka një mundësi për t’a korrigjuar këtë gabim në Mars, në mbledhjen e radhës të Këshillit Europian. Do të donim shumë të shihnim një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mendojmë se dy vendet i përmbushin kushtet me meritë”.

Vendimi pozitiv për Tiranën dhe Shkupin, sipas Palmerit ka rëndësi strategjike.

“Është e rëndësishme për BE-në që të dërgojë një mesazh të qartë tek vendet e Ballkanit Perëndimor se rruga për në Bruksel është e hapur, se ka perspektivë për anëtarësimin e përfundimtar të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet nga duhet nisur”.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mblidhen më 26 dhe 27 mars në Bruksel për të diskutuar për procesin e antarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në samitin e Zagrebit në maj.

Tv Klan