Palmer: Rusët synojnë tensionimin e Ballkanit

Palmer: Rusët synojnë tensionimin e Ballkanit

15:40 17/06/2019

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer thotë se Rusia po bllokon proceset e integrimeve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për Deutsche Welle, gjatë vizitës së tij në Bosnje Hercegovinë, Palmer shprehu shqetësimin se Moska po nxit tensionet dhe përçarjen në rajon, si mjet për pengimin e këtyre proceseve.

“Themeli i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor është mbështetja e integrimeve euroatlantike, anëtarësimi në BE dhe në NATO. Rusët kanë qëllime të tjera në Ballkan. Ata duan të shohin rajonin e ndarë me një nivel të lartë të tensioneve. Rusët në vitin 2016 kanë sponsorizuar përpjekjet për puç në Mal të Zi. Kanë punuar kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kanë bllokuar rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit veçoi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si një nga mundësitë më të mira për të nxitur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se rasti i Kosovës nuk duhet të ndërlidhet me problemet e brendshme të Bosnjes.

Duke cituar burimet e saj, gazeta serbe Veçernje Novosti shkruan se vendet perëndimore po bëjnë gati direktivat për marrëveshjen përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit. Ato do t’i paraqiten liderëve të dy vendeve gjatë samitit të korrikut në Paris, organizuar nga Merkel e Macron.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi