Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë pajtimin.
“Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinjë dhe shumë të ngushtë dhe të dy vendet duhet ta zhbllokojnë të ardhmen evropiane. Nuk ka kohë më të përshtatshme se tash për ta bërë këtë”, ka thënë Palmer.
“Maqedonia dhe Greqia arritën pajtimin dhe harruan konfliktet e së kaluarës. Duhet të kërkohet qëndrueshmëri dhe të përsëritet dhe të zhduken pengesat”.
“Gjithkush do të humbë nga bllokimi. Shfrytëzoni mundësinë e një të ardhme më të mirë”./KlanKosova