Palmer: Synimi i SHBA, hapja e negociatave me Shqipërinë

Palmer: Synimi i SHBA, hapja e negociatave me Shqipërinë

16:14 10/09/2019

“Qeveria e re Kosovës duhet të pezullojë taksën me Serbinë”

Shtetet e Bashkuara e shohin me përparësi hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë e pohoi përfaqësuesi i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë një takimi me presidentin malazez Milo Gjukanoviç në Podgoricë, siç shkruhet edhe në deklaratën për shtyp të presidencës.

“Përparësitë e misionit tim janë inkurajimi i hapjes së bisedimeve të pranimit në BE për Tiranën dhe Shkupin, kthimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe gjetjen e një zgjidhjeje funksionale për Bosnje Hercegovinën”.

Në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror të Malit të Zi, Palmer shprehu besimin në arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit. Zyrtari i Departamentit të Shtetit pati dhe një mesazh për qeverinë e re që do të krijohet në Prishtinë pas zgjedhjeve të 6 Tetorit. Ai përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të heq taksën ndaj Serbisë.

“Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë, e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin të taksës dhe kthim në tryezën e bisedimeve”.

Për Palmerin, zgjidhja e çështjes së Kosovës ka rëndësi për sigurinë e rajonit, por nuk beson se do të ndikojë në rrugën europiane të vendeve të tjera.  

Tv Klan

Të ngjashme
UKT