Takime me përfaqësuesit më të lartë të politikës

Zv/ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, njëherazi edhe i dërguar i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ka vizituar sot Prishtinën.

Ai ka takuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa ka pritur në takime të veçanta liderët e partive politike.

Kjo është hera e dytë që Palmer viziton Kosovën pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 6 Tetor.

Herën e fundit ai ishte në Kosovë me të dërguarin e SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë – Serbi, Richard Grenëll ku kërkuan krijimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe vazhdimin e dialogut.

Tv Klan