“E ka kthyer PS-në në kosh plehrash”

Mesazh të qartë drejtuar prokurorisë për të mos hetuar inceneratorët. Kështu e ka cilësuar Partia Demokratike takimin partiak të kreut të socialistëve Edi Rama, në oborrin e inceneratorit të Elbasanit. 

“Dalja në inceneratorin e Elbasanit është sinjal i qartë për SPAK, për drejtësinë iu thotë “pas inceneratorëve jam unë dhe ju mos guxoni të hetoni! Qëllimi i Ramës sot, daljes së tij në Elbasan ka qenë që t’i thotë drejtësisë të mos guxoni të merreni me këtë çështje sepse inceneratorët janë të mitë dhe po u morët problemet do të jenë tuajat. Kaq është e gjitha”!

Selia blu thekson gjithashtu se takimi në ambientet e incenratorit të Elbasanit ka dhe një simbolikë të dytë dhe që ka të bëjë me të ardhmen e PS-së.

“Ka vite që Partinë Socialiste e ka kthyer jo vetëm në organizatë kriminale por edhe në kosh plehrash. Pasi ka përzënë nga Partia Socialiste gjithë figurat intelektuale dhe të ndershme, e dimë të gjithë që ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Dhe thashë, simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja të prezantonte të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte”. 

Tv Klan