Nënkryetari i PD akuzon Ramën se kërkon të mbrojë pasurinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi se tashme nuk mund të ketë ‘vija të kuqe’ që mund të ndalin popullin qe të marrë fati në dorën e tij. Nëpërmjet një reagimi Paloka thekson se kjo duhet të jetë e qartë jo vetëm për kryeministrin Edi Rama, por edhe për ndërkombëtarët.

“Tani që Rama po kërkon të kaloje çdo kufi vetëm për të mbrojtur pasurinë dhe pushtetin e tij personal, nuk mund të ketë më “vija të kuqe” që ta ndalin popullin të marrë në dorë fatet e tij… Kjo është e qartë sot për këdo, shqiptarë apo ndërkombëtare”, shkroi Paloka duke publikuar edhe disa pamje nga protestat masive të opozitës së vitit të shkuar.

Tv Klan