Edi Paloka i është përgjigjur thirrjeve të policisë, e cila i drejtohet Gazment Bardhit që të largojë nga protesta personat që mbajnë maska. Sipas Palokës ajo që duhet të largohet është policia, pasi sipas tij po mbron Kuvendin e krimit.

Gazetarja: Policia i drejtoi një thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së zotit Gazment Bardhi për ata persona që mbajnë maska dhe i bën thirrje që t’i largojë nga protesta. E keni një reagim?

Edi Paloka:

Reagimi është që të largohet policia dhe të lirojë parlamentin që është për qytetarët. S’ka këtu, një polici që është në mbrojtje të krimit të asaj godine aty që sot brenda ka vetëm krimin dhe kjo nuk mund të jetë më polici e qytetarëve. Për më tepër me një ministër si Lleshaj që helmon qytetarët e tij dhe për më tepër me drejtorët militantë që kanë venë tani ty.

Gazetarja: A do zgjasë protesta po aq sa do zgjasë seanca?

Edi Paloka: 

Protesta do zgjasë derisa të iki Rama. Nuk ka rëndësi sa do të zgjasë sot, rëndësi ka sa do të zgjasë protesta e qytezave në përgjithësi. Derisa të iki Rama nuk ka asnjë mundësi tjetër. Nuk ka asnjë reagim tjerr nga ne përveçse protestave të vazhdueshme deri në largimin e Ramës./abcnews.al