PAMECA, Misioni i Asistencës Policore i Komunitetit Evropian në Shqipëri, është shprehur në muajin maj i shqetësuar për çështjen e sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Në mbledhjen e datës 13 maj të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil Shqiptar, Teuta Krasniqi, përfaqësuese e PAMECA-s në rolin e ekspertes për menaxhimin e integruar të kufirit, e ka konsideruar të papranueshme  që policia të mos ketë akses mbi kamerat e aeroportit.

pameka

Ajo është shprehur se: “

Nëse ndodh diçka në aeroportin e Tiranës askush nuk bën përgjegjës kompaninë koncesionare, por kërkojnë zgjidhje tek policia

”.

Ekspertja e PAMECA-s kërkon që nëse Rinasi do të merret nga një kompani tjetër, kontrata duhet te rishikohet për të përcaktuar qarte rolin e policisë në draftin që do të përgatitet në mënyrë që policia të ketë akses në të gjithë kamerat e Aeroportit.

Përfaqësuesja e PAMECA-s ngriti dhe një shqetësim tjetër, sipas saj, në mënyrë që elementët e sigurisë të jenë të plotë  është se ndërmjet Aeroportit dhe parkimit nuk ka asnjë barriere që të përbëjë pengesa.

Ne këtë mbledhje, shqetësim për mungesën e kamerave dhe nevojën e policisë për të patur akses ka shprehur edhe Drejtori i Policisë Kufitare, Genc Merepeza. /TV KLAN