Pamela Anderson është sërish beqare. Lajmi ka pushtuar edhe një herë kopertinat rozë të cilat shkruajnë se 51-vjeçarja, ikonë e serialit “Baywatch” i ka dhënë fund lidhjes me ish-futbollistin francez, Adil Rami.

“The Sun” shkruan se çifti nuk është më bashkë pas një lidhjeje gati 1-vjeçare. Pak kohë më parë u fol për martesë, por duket se gjërat nuk kanë shkuar në atë drejtim.

Burime pranë aktores dhe modeles thanë se ishte pikërisht ajo që i dha fund lidhjes pasi Rami nuk mund të qëndronte pranë dy fëmijëve të tij nga martesa e mëparshme.

Për shkak të lidhjes me Anderson, Rami nuk mund të takonte më fëmijët e tij dhe kjo duket se ka bindur aktoren t’i japë fund gjithçkaje. Biondja është martuar 3 herë në të kaluarën, nga të cilat ka edhe 2 fëmijë.

Duket se tashmë do të mendojë sërish për karrierën pas rikthimit të filmit “Baywatch” së bashku me Duejn Xhonson.

Tv Klan