“Më ofroi apartament e Porsche për t’u bërë një nga partneret e tij”

Një nga personazhet e famshëm më të përfolur Pamela Anderson ka zbuluar shumë për jetën  saj në dokumentarin e quajtur “Pamela, A Love Story”. Një nga deklaratat e saj ka qenë për Sylvester Stallone.

Sipas Pamela Anderson, aktori Sylvester Stallone i ofroi asaj një shtëpi dhe një makinë luksoze për t’u bërë partnerja e tij nr.1. Një ofertë që Pamela Anderson e refuzoi. Në dokumentar, Pamela foli për këtë ofertë që ndodhi kur ajo sapo kishte filluar të aktronte në televizion dhe filma.

Kjo është ajo që tha Pamela: “Ai më ofroi një apartament dhe një Porsche për të qenë partnerja nr.1 e tij. Dhe unë e pyeta, ‘A do të thotë kjo që ke 2? Ai u përgjigj ‘Kjo është oferta më e mirë që do të marrësh, zemër. Ti je në Hollywood tani”. Doja të isha e dashuruar. Nuk doja asgjë më pak se kaq.”

Pasi u bënë këto zbulime, përfaqësuesit e Sylvester Stallone folën për New York Post për të mohuar gjithçka që tha Pamela Anderson: Aktori ka qenë tashmë në çështje serioze martesore me gruan e tij dhe kjo është e tmerrshme për marrëdhënien e tyre.

Klan News