Pamje apokaliptike

Pamje apokaliptike

14:02 13/09/2019

Një rrufe vrau në vend 23 lopë, pasi goditi një dhe më pas kaloi në një gardh metalik dhe lopët e tjera po qëndronin krah tij.

Imazhet tregojnë kafshët, të cilat kanë plagë në bark, të ngordhura në rresht në një fermë në Teksas.

Fermeri Bobby Woody III tha se ngjarja kishte qenë një prej gjërave më të habitshme që kishte parë ndonjëherë më parë.

“Kur rrufeja ra, kishte një voltazh kaq të lartë, sa praktikisht e shkriu një lopë në mes të fushës”, shkruajti ai në një postim në Facebook.

Ai tha se e kishte zbuluar ngjarjen e rëndë në fermën e tij që ndodhet në Annona, në Red River County, disa ditë pasi kishte kaluar stuhia. Në total, sipas asaj që shkruan DailyMail, të ngordhura u gjetën 15 lopë dhe 8 viça./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori