Një kamera ka kapur momentin kur rrufeja godet një varkë me vela në South Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pamjet dramatike tregojnë çastin kur rrufeja shkatërron varkën.

Mjeti lundrues shihet duke marrë flakë dhe më pas ndodh një shpërthim i vogël. Sipas CNN, asnjë person nuk u lëndua pasi pronari dhe askush tjetër nuk ndodhej në varkë. Rrufeja kishte shkaktuar dëme të shumta elektrike në varkën me vela. Pamjet janë filmuar nga Harry Minucci, i cili tha se pa varkën e mikut të tij të goditej nga një rrufe e fuqishme.

Moti i keq goditi bregun lindor të Bostonit në fundjavë. Meteorologët dhe autoritetet paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi deri sa të kalonte stuhia për shkak se kishte rrezik nga rrufetë. /tvklan.al