NASA ka publikuar një imazh mahnitëse nga Marsi që tregon zona të mbuluara nga një det “blu” me duna prej rëre. Imazhi tregon dunat prej rëre që mbulojnë polin e veriut të planetit, ku temperaturat mund të shkojnë deri në minus 150 gradë Celcius.

NASA thotë se këto duna mbulojnë një zonë të madhe sa Teksasi, shteti i dytë më i madh në SHBA, që është rreth 695,662 km². Imazhi, i publikuar për herë të parë të enjten, i përket një zone prej rreth 30 kilometrash të gjerë. U kompozua me disa imazhe të shkrepura nga Dhjetori 2002 deri në Nëntor të 2004 Mars Odyssey i NASA-s, që është përgjegjës për këtë foto.

Ngjyrat në foto tregojnë temperaturat e ndryshme. Bluja përfaqëson zonat e ftohta, ndërsa ngjyrat e verdha dhe portokalli tregojnë për duna që janë ngrohur nga dielli.

NASA tha se ky imazh ishte pjesë e një seti special imazhesh për të shënjuar 20 vjetorin e Odyssey, anija kozmike më jetëgjatë në Mars. Kjo anije robotike u dërgua në orbitë në Prill të 2001-t dhe që prej asaj kohe ka fotografuar në mënyrë të vazhdueshme planetin e kuq./tvklan.al