Pamje ekskluzive nga dasma e Erik Lloshit në studion e “Rudina”

Pamje ekskluzive nga dasma e Erik Lloshit në studion e “Rudina”

19:52 05/09/2019

Vetëm pak javë më parë këngëtari Erik Lloshi ka kurorëzuar në martesë dashurinë me partneren e tij, bankieren Romina Sabli. Dasma e tyre ishte e vetmja e kësaj vere që bëri zhurmë në showbizin shqiptar.

Çifti u martua me një dasmë me shumë të ftuar VIP. E ftuar speciale për të kënduar ishte edhe Aurela Gaçe dhe shumë artistë të tjerë. Nga pamjet ekskluzive të dasmës për emisionin “Rudina” duket se Eriku nuk e ka lënë pas dashurinë për muzikën. Gjatë kërcimit me partneren, këngëtari shihet me mikrofon në dorë duke kënduar disa hite muzikore.

Madje ai i ka dedikuar asaj një këngë të titulluar “Pengu dashnis” pjesë e klipit të së cilës janë edhe momente nga dasma e çiftit.

Të ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Erik Lloshi dhe Romina Sabli rrëfyen gjithashtu edhe të tjera detaje nga dasma.

“Jemi martuar me 17 Gusht. Ne bëmë një ceremoni për të cilën nuk menduam se do të bëhej kaq mediatike. Ceremoninë e dasmës, unë zgjodha që ta bënte tezja ime. Në familjen time janë të gjithë artistë, këndojnë. Mamaja ime gjithashtu ka kënduar në dasmë një këngë të Aurela Gaçes. Në dasmë kam kënduar edhe një këngë që ia kam kushtuar bashkëshortes time. Çdo fjalë e këngës i është dedikuar Rominës. Ka qenë një nga momentet më të bukura të dasmës”, tha Lloshi.

“Unë jam me origjinë nga Bosnja, babai dhe gjyshërit e mi janë boshnjakë, por unë jam lindur dhe rritur në Shqipëri. Ne bëmë dy dasma dhe unë i kam shijuar pa fund, kisha dy fustane të cilët i vesha te të dyja dasmat. Kisha menduar se do të kisha shumë emocione, por çuditërisht mu zhdukën të gjitha si me magji, kam kërcyer, kënduar gjithë natën”, tregoi Romina./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT