Një nënë e tetë fëmijëve ka zbuluar pamjet nga lindja e binjakëve të saj në shtëpi, pa asnjë asistencë mjekësore.

Sarah Schmid, 38 vjeç, e cila aktualisht jeton në Francë, ka zgjedhur që të tetë fëmijët e saj t’i lindë në kushte shtëpie, vetëm me prezencën e të shoqit.

Në këto pamje që vetë ajo i ka shpërndarë në rrjet, shihet momenti kur sjell në jetë të vegjlit e saj, Samuelin dhe Sarën, tani 10 muajsh.

Ajo tregon se edhe gjatë shtatzënisë nuk ka pasur konsulencë mjekësore, duke zgjedhur që të ketë një shtatzëni dhe lindje plotësisht natyrale.

Pamjet janë bërë virale duke u shpërndarë mijëra herë dhe duke marrë shumë komente, ku mes të cilave disa nëna i tërheqin vëmendjen për vënien në rrezik të jetës së saj por edhe të fëmijëve. /tvklan.al