Një grup besimtarësh myslimanë dhe të krishterë janë mbledhur në parkun Bonython për t’u lutur për shi me shpresë përmirësimin e gjendjes dhe krizës së krijuar nga thatësira dhe zjarret masive në Australi, që kanë shkaktuar dhjetëra viktima deri më tani.

Prifti Patrick McInerney, nga qendra për marrëdhënien mes të krishterëve dhe myslimanëve, u bashkua me besimtarët në lutjet e tyre.

“Sot u bashkova me motrat dhe vëllezërit e mi myslimanë në Adelaide në lutjet për shi,” tha ai.

Lutjet vijnë një ditë pasi piloti Dick Lang, 78 vjeç dhe djali i tij 43-vjeçar, Clayton, një kirurg, humbën jetën nga zjarret në ishullin Kangaroo, në brigjet e Australisë së Jugut. /tvklan.al

A kangaroo rushes past a burning house in Lake Conjola, Australia, on Tuesday, Dec. 31 2019. This fire season has been one of the worst in Australia’s history, with at least 15 people killed, hundreds of homes destroyed and millions of acres burned. (Matthew Abbott/The New York Times) *** Local Caption *** AUSTRALIA WILDFIRE BURNING CLIMATE NATURAL DISASTER