Teksa Greqia po bën ende bilancin e viktimave dhe dëmeve që la pas zjarri apokaliptik, dalin të tjera pamje që tregojnë përmasat e tragjedisë.

Këto janë momentet e para kur një pjesë e banorëve të fshatit Mati, që ishte epiqendra e zjarrit masiv arritën të dalin nën bregdet.

Ata shpëtimin e gjetën te shkëmbinjtë. Në video dëgjohen të qarat e fëmijëve. Edhe kjo grua ka plagë në krahë, siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat greke.

Gjithçka është mbuluar nga tymi asfiksues që shkaktoi zjarri. Banorët mbulojnë kokën me ç’të munden dhe kanë vështirësi në frymëmarrje.

Fshatin Mati e vizitoi këtë të hënë kryeministri grek Aleksis Cipras, i cili u njoh nga afër me situatën e rëndë. Kreu i qeverisë greke u kritikua fort në rrjetet sociale, për indiferencën dhe mungesën e shtetit në momentet e katastrofës.

Tv Klan