Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale duke shkaktuar jo vetëm habi por edhe të qeshura pafund.

Një video e xhiruar në Meksikë, shfaq momentin kur tre vajza teksa kishin ndaluar pranë një parku për të bërë foto, një “vizitor” i papritur u është bashkuar.

Një ari i zi u është afruar me kuriozitet, teksa shihet që njërës prej vajzave i afrohet aq shumë, sa i mbështetet në trup, madje edhe fillon të luajë më të duke e gjuajtur me putrat e tij në këmbë.

Vajzat të frikësuara qëndrojnë thuajse pa lëvizur deri sa ariu të largohej, e më pas nxitojnë hapat në drejtim të kundërt më të.

Incidenti ndodhi në Parkun Ekologjik Chipinque. Pas qarkullimit të videos në internet, parku lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar se do të merren masa të rrepta kundër vizitorëve që rrezikojnë jetën e tyre.

“Para së gjithash, ne duam të komunikojmë se jemi të lehtësuar që asnjë prej vizitorëve  nuk u lëndua. Falënderojmë vizitorët që dhanë përkrahjen e tyre për tre personat si dhe për qetësinë që ata ruajtën gjatë momentit të tensionuar që kaluan”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

“Kjo lloj qasjeje nga ariu i zi për vizitorin është një sjellje anormale e shkaktuar nga njerëzit. Ndërveprimi i treguar në video duhej të ishte shmangur. Ajo që duhej bërë, është largimi menjëherë kur zbuloni praninë e ariut dhe të mos afroheni, megjithatë shihet se edhe vetë personat kanë dëshiruar që të shkëpusin një foto nga ky moment. Duke pasur parasysh sa më sipër, Chipinque do të marrë masa të rrepta kundër vizitorëve që rrezikojnë jetën e tyre, por edhe të kafshëve të egra. Mos harroni se Chipinque është një zonë e mbrojtur natyrore, shtëpi për florën dhe faunën e egër, kështu që është përgjegjësi e vizitorit që të qëndrojë vigjilent gjatë vizitës së tij, të shmangë afrimin dhe të raportojë praninë e një ariu në parkun tonë”. /tvklan.al