Padyshim që kjo është një pamje e pazakontë, por ja që kjo shtëpi në Ishujt Kanarie të Spanjës ia doli t’i shpëtonte llavës së vullkanit që mori përpara gjithçka.

E kanë cilësuar jo më kot, “shtëpia mrekulli” … Fotot dramatike kanë pushtuar mediat sociale. Në to shihet sesi gjithçka përreth shtëpisë është shkatërruar, ndërsa muret e saj të bardha dhe çatia është e paprekur nga llava.

Bimësia përreth shtëpisë, në Ishullin e Kanarieve La Palma, aty ky shpërtheu vullkani u shkrumbua, ashtu siç dallohet qartë edhe në foto.

Ekzaktësisht sesi ia doli kjo shtëpia t’i shpëtonte vullkanik nuk është ende e qartë. Megjithatë si pronarët e saj ashtu sikurse edhe arkitektët u gëzuan pamasë që i mbijetoi shkatërrimit./tvklan.al