Një aksident pa pasja në njerëz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot. Sipas Klan News dy makina tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Siç shihet dhe nga pamjet, makina duket që është goditur nga pas dhe ka përfunduar në kanali në anë të rrugës.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia e Lezhës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./tvklan.al