Një këmbësor mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm nga përplasja mes dy automjteve në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë ku shihet momenti që këmbësori, i cili po qëndronte në trotuar, u përplas nga njëra prej makinave që kishte humbur kontrollin pas përplasjes me mjetin tjetër.

Këmbësori u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, dy drejtuesit e mjeteve pësuan lëndime të lehta. /tvklan.al