Policia në kërkim të dy atentatorëve të Milotit

Policia është në kërkim të dy personave, që ditën e mërkurë i bën atentat me armë zjarri 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi në Milot.

Grupi hetimor ka arritur t’i identifikojë autorët nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku ata dallohen teksa afrohen me motor dhe qëllojnë disa herë drejt Ylli Ibrahimit.

Sipas hetuesve, bie në sy se plumbat qëllohen vetëm drejt këmbëve dhe 45-vjeçari ka mbetur i plagosur, duke i shpëtuar atentatit.

Tv Klan