Pamjet e ekzekutimit të “Kumbarit” që sapo kishte dalë nga burgu

Pamjet e ekzekutimit të “Kumbarit” që sapo kishte dalë nga burgu

11:54 31/07/2018

Sapo kishte dalë nga burgu dhe për këtë kishte organizuar një festë. Por gëzimi i mafiozit rus mori fund shumë shpejt, pasi u qëllua për vdekje.

Pamjet makabre tregojnë sesi një vrasës iu afrua 39-vjeçarit Alexander Zhestoko dhe hapi zjarr në drejtim të tij nga shumë pranë.

Mafiozi siberian ra përtokë dhe vdiq menjëherë. Ngjarja në fjalë, sipas asaj që shkruan DailyMail, ndodhi mbrëmjen e së premtes.

Zhevstokov, i cili thuhet se ishte lideri i bandës famëkeqe Zapsibovskie, po festonte në një lokal në qytetin industrial të Novokuznetsk.

Në video ai shihet duke folur me disa persona kur autori i veshur me të zeza, me kapuç e syze, i afrohet me armë me silenciator.

Të pranishmit fillimisht shtangin, por shumë shpejt nisin të largohen me vrap. Askush prej tyre nuk përpiqet që të ndalojë vrasësin.

Zhestokob u ekzekutua me të paktën 6 plumba.

Ai ishte liruar nga burgu në fillim të Korrikut, pasi kishte vuajtur dënimin për mashtrim dhe shantazh.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT