Shpërthimi i tmerrshëm në Bejrut kapi në befasi të gjithë njerëzit. Në gjigandin britanik BBC është bërë publik rasti i një gruaje, Emanuelle-s, e cila po bëhej gati të lindte në momentin e ngjarjes. Bashkëshorti i saj, Edmond ka filmuar të gjithë skenën e terrorit në një nga momentet që duhet të ishte më i bukuri për çiftin.

“Po shikoja të gjeja gruan pasi tavani ra poshtë dhe kisha frikë mos ajo ose fëmija ishin lënduar”, tha ai.

Në pamje dallohen qartësisht që pasi gruaja futet në dhomën e lindjes, xhamat thyhen ndërsa sendet e tjera nisin të bien përtokë për shkak të shpërthimit.

“Po lëviznim në dhomën e lindjes. Mjekët po përpiqeshin të rregullonin krevatin. Ndodhi brenda 20 sekondash, ata kishin përgatitur çdo gjë vetëm kur dëgjuam zhurmën dhe çdo gjë u thye, xhami, sendet etj.”

Një orë e gjysmë më vonë, gruaja e tij lindi fëmijën emrin e të cilit e vendosën George. Shpërthimi shkatërroi dhomën e lindjes.

“U mundova të shpëtoj gruan fillimisht pasi ishte e mbuluar nga copat e xhamit”, tregoi ai.

Fatmirësisht edhe nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al