Aksion blic në Portin e Durrësit

Aksion blic në Portin e Durrësit

18:31 25/10/2019

Shoqërohen 23 persona, mister arsyet

Një informacion i marrë në rrugë operative, se nga Porti i Durrësit do të kalonin lëndë narkotike dhe armë, ka bërë që strukturat policore të ndërmerrnin një aksion të gjere paraditen e së premtes.

Në port zbarkuan 380 forca policie nga agjentët e antidrogës, deri tek forcat e posaçme operacionale.

Në sitën e kontrollit u kaluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

Në operacion u përdorën edhe 10 qen antidrogë, si dhe 2 drone.

Pas kontrolleve policia sqaroi se shoqëroi 23 persona, por pa specifikuar se për çfarë veprash dyshohen dhe nëse mes tyre ka zyrtarë apo nëpunës të portit.  

Operacioni në portin e Durrësit vjen një muaj pasi në 4 kontenierë që vinin nga Ekuadori u gjet sasia prej 137 kilogramë kokainë, duke vënë në pranga 2 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi