“Zhurong” kryen analiza të përbërjes gjeologjike të planetit të kuq

Këto janë të parat filmime të sondës kineze Zhurong, me mision zbulimin e sipërfaqes së Marsit, që janë publikuar nga Agjencia Hapësinore e Kinës.

Xhirimet u kryen nga kamera e vendosur në bordin e sondës, ku duket qartë momenti i hapjes së parashutës që mundësoi një ulje të lehtë mbi sipërfaqen e planetit të kuq.

Ulja u krye më 14 Maj. Misioni i sondës është të grumbullojë informacione mbi përbërjen gjeologjike të Marsit, praninë e mundshme të mikrogjallesave, përbërjen atmosferike dhe fenomenet e motit.

 Zhurongu ka kryer deri më tani 42 ditë marsiane kërkimesh në rajonin e njohur si Utopia Planitia. Çdo ditë marsiane zgjat 39 minuta më shumë se në të tokë. Synohet që misioni të zgjasë deri në 90 ditë.

Sonda 236 metërshe me peshë 240 kilogramëshe ka një madhësi të përafërt me sondat amerikane të NASA-s që kryejnë aktualisht kërkime në Mars. Zhurong është e para sondë kineze e dërguar në planetin e kuq.

Tv Klan