Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga shpërthimi me tritol në një automjet, i ndodhur gjatë pasdites në Tiranë.

Në të shihet Preng Gjini i gjakosur në pjesën e fytyrës dhe pa ndjenja. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital dhe gjendja e tij mësohet se është e rëndë.

Ai po lëvizte në zonën e “Pallatit me shigjeta”, kur automjeti shpërtheu, në një atentat pas së cilit dyshohet se fshihen motivet e hakmarrjes.

Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, ish-anëtar i grupit të Met Kananit. Ai u ekzekutua me breshëri automatiku në qendër të Rrëshenit, në Gusht të 2019-s.

Nga shpërthimi i ndodhur pasditen e kësaj të marte, i plagosur mbeti edhe një kalimtar me shtetësi italiane./tvklan.al