Nënkryetari demokrat Edmond Spaho ka bërë një status, ku shprehet se holandezët do ia hanë kokën Ramës dhe përmendi mes holandezëve skuadrën e Ajaxsit, parlamentin holandez, që votoi kthimin e vizave për Shqipërinë dhe Lulzim Bashën.
“
Pyetja që shtrojmë të gjithë është ‘çfarë ka dashur të thotë autori Edmond Spaho me ‘holandezët’ ku ka përfshirë edhe Lulin brenda?’. Në fakt Holanda të dashur miq është i vetmi vend që ka kërkuar të hiqen vizat. Po a jeni mirë, apo s’jeni mirë?
”, tha drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.
“
Megjithatë Luli ka folur për këtë çështje
”, tha me Ironi Kodra. “
Ja tek është ulur në krah të Pandeli Majkos”
.
Gentian Zenelaj: Luli…është Luli me model flokësh ‘Backstreet Boys’.
Saimir Kodra: Keni ngatërruar pamjet. Është Edi Rama kryeministër, nuk është Pandeli Majko.
Gentian Zenlaj: Kur unë i kisha flokët si Sali Berisha, Luli i paska pasur si ‘Backstreet Boys’.
Saimir Kodra: E shikoni sa çun i ri ka qenë?
Gentian Zenelaj: Pandi me flokë të zeza, e pabesueshme.
Saimir Kodra: Janë pamje arkive, është koha kur Pandeli Majko ka qenë Kryeministër dhe Luli ka ardhur me një grup holandezësh dhe përkthente.
Gentian Zenelaj: Do zoti vjen prapë kjo koha kur Pandeli Majko të bëhet kryeministër.
Pamjet e rralla të transmetuara në “Stop”, i përkasin Majit të vitit 1999, kur Lulzim Basha vinte në Shqipëri me hetuesit e Hagës, në pozicionin e përkthyesit, për të dokumentuar krimet e luftës të serbëve ndaj popullsisë kosovare./tvklan.al