Një ish-boksier 58-vjeçar është vrarë në mes të Athinës në një ekzekutim mafioz. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Metamorfosi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë ku duket momenti kur ekzekutorët qëllojnë për vdekje me armë 58-vjeçarin. Ky i fundit humb jetën menjëherë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 me kohën lokale kur ish-boksieri mbërriti jashtë një dyqani. Sapo zbriti nga motori, nga ana tjetër e rrugës u afruan vrasësit me një motor.

Ata qëlluan të paktën 3 herë, një herë në gjoks dhe dy herë në kokë. Autorët më pas u larguan me shpejtësi. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e larjes së hesapeve. /tvklan.al