Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar pamjet ekskluzive të shpërthimit të gazit që ndodhi në një pikë karburanti në fshatin Portëz të Fierit.

Në videon ekskluzive duken flakët gjigande të zjarrit në pikën e karburantit. Ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të mbinxehjes së elektromotorit të pompës që nxjerr karburantin.

Shpërthimi ishte aq fuqishëm, saqë banorët e zonës thonë se menduan të ishte bombë. Në vendngjarje shkuan dy zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit.

Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua. Por dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi i gazit ishin të konsiderueshme.

Banesat dhe bizneset që ndodhen pranë zonës së karburantit u prekën nga ky shpërthim, duke iu thyer xhamat e dritareve. /tvklan.al