Në emisionin “Opinion” në Tv Klan janë transmetuar pamje nga kontrolli i grupit hetimor në automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, të cilit iu bë atentat më 1 Nëntor në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Në automjet me të kanë qenë shoferi i prokurorit Andi Maloku dhe miku i tij Pëllumb Muharremi i njohur edhe si “Rumi”.

Në pamjet e transmetuara në Opinion, duken momentet kur hetuesit po kontrollojnë makinën e prokurorit Ndoja, në bagazhin e të cilës gjetën disa dosje të rëndësishme hetimore.

Ndërkohë, të hënën policia ka ndaluar me urdhër të prokurorëve të krimeve të rënda, Redjan Rrajën si një nga të dyshuarit të përfshirë në atentat. /tvklan.al