Këto janë pamjet e nxjerrjes së trupit të pajetë të Kelment Çupit nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Thumanë.

Ekipet e emergjencës mundën ta nxirrnin nga gërmadhat mëngjesin e kësaj të mërkure, fatkeqësisht të pajetë.

Aktualisht po punohet për të nxjerrë edhe trupin e babait të tij, Hajredin Çupin. Sipas informacioneve që vijnë nga Thumana, Hajredin Çupi është mundur të lokalizohet, por fatkeqësisht edhe ky i vdekur.

Ai ka humbur jetën mbrëmjen e së martës nën gërmadhat e pallatit ku banonte, por ekipet e emergjencës ende nuk kanë mundur të nxjerrin trupin.

Nga familja Çupi ka humbur jetën edhe bashkëshortja e Hajredin Çupit, ndërsa për fat të mirë ka mundur të shpëtojë djali tjetër i tyre 30-vjeçar, i cili ndodhet tek Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al