Pushuesit janë shokuar kur kanë parë mbi kokat e tyre një fajkua që kishte kapur prenë e tij, një peshk. Pamjet janë filmuar në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara.

Videoja u publikua në internet dhe komentuesit kishin mendime të ndryshme nëse ky shpend është fajkua apo shqiponjë. Njëri prej tyre u shpreh i bindur se bëhet fjalë për një fajkua.

“Padyshim që është fajkua. Duhet shumë fuqi për të ngritur nga uji disa nga peshqit më të mëdhenj në atë mënyrë”, komentoi ai. Hipoteza u hodhën edhe për llojin e peshkut. Pati nga ata që thanë se preja është një peshkaqen i vogël.

Të gjitha këto dilema u zgjidhën nga shefi i meteorologjisë së zonës, i cili në faqen e tij në Facebook shkroi se bëhet fjalë për një fajkua që ka kapur një lloj peshku spanjoll. /tvklan.al