Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të organizatorit tjetër të sulmit ndaj hotel Volorekës në Tushemisht më 8 Gusht.

Meardi Berberi u kap në Linzë të Tiranës. Ai u ndihmua të strehohej nga një 40-vjeçar, Ervin Kalaja, i cili gjithashtu është vënë në pranga.

Meardi Berberi është një person me precedentë të theksuar kriminal. Ai dyshohet se sëbashku me Ilir Berberin, i ndaluar më parë gjatë fazës së parë të operacionit “Driloni”, të kenë organizuar sulmin ndaj hotel Volorekës, ku synohej të vritej djali i pronarit Jetmir Muçllari.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga edhe personi që ka qëlluar drejt godinës. Ai është Anterio Kaloshi, një emër i dëgjuar për drejtësinë. Ai kërkohej për shkak të atentatit të ndodhur në Tetor të 2017 në Lushnje ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Sa i përket ngjarjes në hotelin Voloreka numri i të arrestuarve ka shkuar në 7. Fatmirësisht mëngjesin e 8 Gushtit askush nuk mbeti i plagosur pas breshërive të lëshuara drejt godinës, por pati vetëm dëmtime materiale tek ndërtesa dhe makinat e parkuara./tvklan.al