Ky është arrestimi i Gezmend Çelës, njërit prej 11 zyrtarëve të arrestuar në Lushnje për korrupsion me tenderin e një kanalit ujitës në vlerën e 24 milionë Lekëve.

Gazmend Çela është nënkryetar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes. Ai është arrestuar nga punonjësit e policisë me urdhër të SPAK që ka kryer hetimet.

Arrestimi i tij është filmuar nga kamera e Klan News. Në pamje është edhe Blerta Turku, juristja e institucionit, e cila është arrestuar gjithashtu.

Ndër të arrestuarit është edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i akuzuar për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Të arrestuarit:

-Fatos Tushe

-Flamur Peqini

-Xhemal Hasko

-Blerta Turku

-Ani Simoni

-Andri Musho

-Margarita Gjermeni

-Bujar Murati

-Ibrahim Lami

-Xhemal Hasko

-Gazmend Çela

/tvklan.al