Stuhia Ida ka shkaktuar përmbytje dhe tornado përgjatë verilindjes së SHBA-së duke vrarë shumë njerëz dhe duke shkatërruar disa shtetet. New York City dhe New Jersey janë goditur nga nivele të paprecedenta reshjesh. Banorët kanë mbetur të bllokuar në banesa prej nivelit të ujit.

Për shkak të stuhisë janë krijuar tornado që kanë dëmtuar shtëpitë. BBC ka bërë publike imazhet satelitore të marra nga Maxar që tregojnë nivelin e madh të shkatërrimit në New Jersey.

Qyteti i New Brunswick në New Jersey është goditur fort nga stuhia. Po ashtu rrugët e Manville u përmbytën. Tornadot shkatërruan disa shtëpi në Mullica Hill brenda disa sekondave.

Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e emergjencës në New Jersey dhe New York. Ida mbërriti në New Orleans më 26 Gusht, 16 vjet pasi Uragani Katrina ndoqi të njëjtën rrugën në vitin 2005, rrugë që vrau 1800 persona./tvklan.al