Tragjedia që ndodhi para dy ditësh me Southwest Airlines, ku një grua humbi jetën pasi një motor shërtheu në qiell gjithashtu tregoi një situatë mjaft shqetësuese në lidhje me njohjen e procedurave themelore të sigurisë.

Një foto e shpërndarë në internet nga njëri prej pasagjerëve, në fluturimin 1380 nga Nju Jorku në Dallas, tregon atë dhe pasagjerët e tjerë që mbajnë maskat e oksigjenit ndërsa një nga motorët e avionit shpërtheu.

Në foto, tre pasagjerët shihen qartë se e kanë vënë maskën e oksigjenit vetëm mbi gojën e tyre, në kundërshtim me udhëzimet e sigurisë që jepen në fillim të çdo fluturimi.

Ekspertët sugjerojnë se maska duhet të mbulojë gojën dhe hundën, në mënyrë që trupi të furnizohet me oksigjen.

Frymëmarrja përmes gojës nuk është aq e efektshme sa frymëmarrja përmes hundës dhe kjo mund të çojë në shkurtim të saj, sidomos në situata paniku.

Vendosja e një maske oksigjeni është gjëja më bazike në situatat kur avioni është në një lartësi ku ka mungesë oksigjeni, pasi pasagjerët dhe ekuipazhi mund të vuajnë nga hipoksia, një mangësi e sasisë së oksigjenit që arrin në tru dhe inde të tjera. Kjo shkakton marrje mendsh, pavetëdije dhe vdekje./tvklan.al