Forcat e Komisariatit Nr.6 të Policisë së Tiranës kanë zbardhur vjedhjen e një fuoristrade në një garazh në lagjen “Tre Dëshmorët” në zonën e Yzberishtit. Bëhet fjalë për një “Mercedes GLK”, që është vjedhur në një garazh dhe është filmuar nga kamerat.
Gjatë aksionit u arrestuan shtetasit A. T. 27 vjeç, A. T. 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. B. 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 09.10.2024, shtetasi A. T., 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht. Shtetasi A. T., 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. B., ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka patur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.
/tvklan.al