Pjesë e rubrikës “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare është bërë ish-deputetja Oriola Pampuri dhe bashkëshorti i saj mjek Henrik Zotaj, ku kanë folur për jetën private dhe si janë njohur.Ajo ka treguar se jetonte me gjyshërit dhe dajat dhe kishte frikë sidomos nga daja i madh. Por në momentin që i tregoi për lidhjen e saj me Henrikun, ai ishte shumë dakord sepse besonte në zgjedhjen e Oriolës.

Oriola Pampuri: Dua të shtoj diçka, ne kemi pasur një shoqëri të përbashkët dhe unë nuk isha tipi që dilja shpesh, daljet e mia ishin kur kishim sezon provim dhe një herë në javë kishim provim. Atë ditë që kisha provimin e mbaroja dhe dilja pasdite dhe ato pasdite, takoheshim me shoqërinë tonë dhe brenda kësaj tavoline kafeje ishte dhe Henriku me shoqërinë e tij. Doja të shtoja që unë jam rritur me mendësinë që shoqet e shokët i kemi motra dhe vëllezër dhe i shikoj me shumë dashuri dhe nuk e mendoja që nga një shoqëri kaq e ngushtë të lindte një dashuri. Në fakt e tillë ndodhi sepse vendosëm që një ditë të bukur më bënë ftesë të pimë kafe dhe më tha nuk do pijmë kafe që ta marrë vesh shoqëria jonë, por do e pimë veç.

Ardit Gjebrea: Çfarë mendove?

Oriola Pampuri: Aty pastaj thashë ka një gjë. Pimë kafe, u njohëm…

Ardit Gjebrea: Kur të përcolli natën e parë, drejt e në shtëpi?

Henrik Zotaj: Kur e kam shoqëruar për herë të parë në shtëpi Oriolën, kur u afruam afër zonës ku e kishte shtëpinë Oriola tha të zbres unë këtu? I thashë ti ke thënë që e ke më larg shtëpinë, Oriola zbriti nja dy stacione më poshtë me qëllim që mos ta shihnin prindërit. Pasi zbriti atëherë u kujtua që të jepte dorën.

Oriola Pampuri: I kam dhënë dorën nga dritarja e makinës. Thashë dy stacione më larg që të jem në rregull, që mos të më shohin as dajat, as mami.

Ardit Gjebrea: Kishe merak nga prindërit?

Oriola Pampuri: Sigurit që po.

Ardit Gjebrea: Dhe si e kalove provimin me ta?

Oriola Pampuri: Unë jam rritur me gjyshërit dhe në shtëpinë e tyre ishin dy dajat e mi dhe më shumë problem ishte me dajën e madh. Unë faktikisht ia kisha thënë pak mamit dhe mënyra si ia kisha thënë, ishte shumë e kënaqur, ia thamë dhe babit deri diku, por ishte problemi si do ia thonim dajës sepse ai ishte daja i madh, me ato traditat sepse bëhet fjalë para 18 vitesh. E marr dajën në kafe i them kam një lidhje, është filani. Tha që unë jam i bindur që zgjedhjet e tua dhe nuk gabon. Ardhja e parë e Henrikut në shtëpi mua më befasoi. Kishte marrë një tufë me lule për mamin, mami aty u kënaq. /tvklan.al