Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shpalli fitoren e PS në degët 12 dhe 14 në Tiranë, por nga Partia Demokratike thuhet se numërimi vijon ende.

Kandidatja për deputete e PD, Orjola Pampuri, thotë se Veliaj gënjen për rezultatin për të fshehur humbjen.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që zgjodhën ndryshimin. Aleanca për Ndryshim arriti një fitore të madhe në zgjedhje. Të gjithë do ta shohim fitoren tonë kur numërimi të përfundojë. Erion Veliaj si çdo herë gënjen dhe mashtron. Procesi i numërimit në Degën 12 dhe Degën 14 vijon ende. Ai shpall rezultatin në përpjekje për të fshehur humbjen në këtë zonë. Në Degën 14 Partia Demokratike ka dyfishuar rezultatin në Qesarak, ndërsa në Degën 12 Partia Demokratike ka arritur rreth 25% më shumë të votave në Bërzhit ndryshe nga ajo që deklaron Erion Veliaj. Ne e shohim këtë trend kudo në Shqipëri prandaj konkluzioni është i qartë, një fitore e madhe për Aleancën për Ndryshim, një fitore historike për Shqipërinë”, deklaroi Pampuri.  /tvklan.al