20 gra dhe vajza ekspozuan punimet me grep dhe shtiza me qëllim gjetjen e tregut

Një panair vetëm me punime artizanale në Lushnjë. 20 gra dhe vajza ekspozuan punët e tyre për qytetarët kryesisht të bëra me grep dhe shtiza. Kërkesa për to nuk është e lartë, por megjithatë është një mundësi për të fituar të ardhura.

“Punoj triko, punoj qëndisje, çfarë të më dali punë dore përpara jam në gjendje që unë ta ekzekutoj”.

“Të gjitha i punoj, çorape e leshit, fustanet, të gjitha. Edhe shtizën, ushqehemi”.

“Punoj për kënaqësinë time, nëpër panaire vijmë t’i japim eksperienca njëra-tjetrës, të gjejmë modele”.

Në Lushnjë ka shumë gra që bëjnë punimet me grep dhe shtiza. Problem mbetet tregtimi i tyre, ndaj edhe panaire të tilla shikohen si mundësi për t’i shitur punimet.

Klan News