Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot pasdite është hapur panairi i librit. Ky është edicioni i dytë i këtij panairi i cili ka mbledhur në hapje të tij mjaft qeveritarë, të interesuar për kulturën shqiptare. Kultura është rend është fjala e dalë nga Ministri i Kulturës Rama. 60 shtëpi botuese që kanë ngritur stendat e tyre këtu.

15 nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Këto janë botimet e harkut kohor brenda një viti. E reja që sjell Ministria e Kulturës në këtë panair është instalimi i faqes në internet, një fletore virtuale e shtëpisë së kulturës shqiptare. Çdokush duke i rënë në internet adresës që ka Ministria e Rinisë Kulturës e Sporteve merr informacionin që dëshiron. Të rejat mbi aktivitetin e ministrisë dhe funkionimin e drejtorive të saj./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti