Nis dekorimi i shtëpive për vitin e ri kinez

Panairi i Luleve në Parkun Victoria të Hong Kongut ka shtuar atmosferën festive të Vitit të Ri Kinez. Lulet në kulturën kineze sjellin shpresë dhe fat, ndaj dhe njerëzit në Hong Kong tashme e kanë bërë traditë që të dekorojnë shtëpitë e tyre me lule gjatë këtyre festave.

Cally Kwong Mei-wan, këngëtare e njohur dhe deputete në kongresin e 13 popullor, thotë se një shtëpi e zakonshme është e pamundur që të dekorohet me kaq shumë lule, por panairi sipas saj është më shumë një festë për sytë e të gjithë atyre që vijnë dhe shohin nga afër shumë lloje lulesh.

Në përgjithësi preferohet lulja e pjeshkës pasi estetikisht është tërheqëse dhe sjell mbarësi, por edhe ‘kumquat’ pëlqehet shume pasi emri në gjuhën kineze tingëllon si fat.

Tv Klan